Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Protesta, kërkesa e transportuesve drejtuar Brukselit/ Rafuna: Do prekë Kosovën dhe Shqipërinë, tregu i BE kryesor

schedule17:33 - 26 Janar, 2026

schedule 17:33 - 26 Janar, 2026

Automjetet e transportit të mallrave do të bllokohen të hyjnë dhe të dalin nga pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, për shkak të protestave të shoferëve të kamionëve.

Kufizimet filluan sot në mesditë si pasojë e protestës së shoferëve, për shkak të vonesave që po sjell aplikimi i sistemit të ri të kontrolleve kufitare të BE-së.
Kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se kjo ngjarje do të prekë së shpejti Kosovën dhe Shqipërinë. Rafuna tha se tregu i BE-së është kryesori, me rreth 500 milionë konsumatorë.

“Të parët që i ka prekur janë transportuesit e Serbisë dhe Bosnjës, diçka që do të prekë shumë shpejt edhe Kosovën dhe Shqipërinë.



Është një situatë serioze që do të çrregullojë zinxhirin e furnizimit, bëhet e vështirë për tregti drejt vendeve të BE-së.

Shumë shpejt do të kem një takim në Bruksel, ku edhe ne këtu do të kemi takime me qeverinë. Ne nuk po kërkojmë privilegje, vetëm të gjendet zgjidhje për transportin e mallrave. Tregu i BE-së është tregu kryesor me 500 mln konsumatorë dhe është kryesori.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!