Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bordi i Paqes/ Rama: Shqipëria është e nderuar të bëhet pjesë e këtij bordi, do luajmë rolin tonë për stabilizimin e Gazës

schedule14:32 - 26 Janar, 2026

schedule 14:32 - 26 Janar, 2026

IZRAEL- Shqipëria është e nderuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministri e Izraelit Benjamin Netanyahun.

Ai theksoi se Shqipëria do të japë mbështetjen dhe do luajë rolin e saj në Bordin e Paqes, që mes tjerash synon stabilizimin e Gazës.

“Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, themeluar nga presidenti Trump dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje, por edhe përgjegjësi morale.



Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi planin e paqes për Gazën të presidentit Trump dhe do të luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës.“, tha  Rama/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!