Nëse në vendet fqinje pedagogët e universiteteve bëhen pjesë e grupeve të punës për të menaxhuar situatat pas fatkeqësive natyrore në vendin tonë shumë prej tyre pas tërmetit janë angazhuar vullnetarisht.
Ndërkohë studentët ende nuk janë organizuar për të parë terrenin. Pedagogu i Gjeologjisë Inxhinierike Klodian Skrame bën diferencën mes menaxhimit të situatës në Itali dhe në Shqipëri.
Në fakultetet e Universitetit Politeknik të Tiranës nuk ka studentë. Nuk kanë dalë në terren për tu njohur me situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, por kanë marrë pushimet e festave të fundvitit.
Pedagogu i Gjeologjisë Inxhnierike në fakultetin e Gjeologji –Minierave Klodian Skrame na tregon se pas lëkundjeve të tokës ai vetë është angazhuar vullnetarisht dhe se nuk ka marrë ndonjë thirrje nga autoritetet.
Pedagogu i Gjeologjisë Inxhinierike tregon se ka qenë pjesë e grupeve të specialistëve në tre tërmetet që kanë goditur Italinë, në Aqulia, Emiglia Romana, Amatrice dhe shpjegon si veprohej atje.
Skrame apelon për vëmendje të shtuar pas fatkeqësisë që goditi vendin ndërsa kujton heshtjen që mbizotëroi në këtë aspekt pas 89’ kur dhe kanë ndryshuar rregullat e ndërtimit.
Ndërtimet mund të ngrihen në çdo terren thekson specialisti mjafton të respektohen standardet./abcnews.al