Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ulet mosha e depistimit/ Kanceri i qafës së mitrës, programi përfshin gratë 35-55 vjeç

schedule12:59 - 25 Janar, 2026

schedule 12:59 - 25 Janar, 2026

Ulet mosha e depistimit për kancerin e qafës së mitrës per grate në vend. Programi Kombëtar i Depistimit do te perfshije gratë e grupmoshës 35 deri në 55 vjeç. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, ky ndryshim synon rritjen e ndërgjegjësimit për kontrollet periodike dhe uljen e rrezikut per kete semundje.

Në epidemiologjinë që ka bërë ISHP, para fillimit të programit u identifikua mosha me rrezikshmëri më të lartë ajo 40-50 vjeç. Ne do ta ulim fashën, do të fillojmë në atë 35 vjeç. Megjithatë, standardi europian është për të përfshirë në programin e depistimit gratë të moshave 30-60-65 vjeç. Dhe për këtë arsye Shqipëria po adaptohet, po ndjek principin e përputhjes së standarteve europiane.”

Rastet e reja me kancer të qafës së mitrës kanë ardhur në rënie ndër vite. Megjithatë, Alban Ylli, specialist panë ISHP-së thekson se ky është një kancer i parandalueshëm, nëse diagnostikohet në faza të hershme.



“Ne kemi kapur më parë rreth 130 raste të reja, tashmë 100. Vdekshmëria në stalacion. Ky është një kancer i rrallë që na lejon ta parandalojmë plotësishtë thuajse në potencial. Programi i dytë është depistimi i këtij kanceri, që dmth, identifikimi i hershëm i lezinove për kanceroze, ose identifikimi e hershëm i lezioneve. Shqipëria ka potencialin që pas shumë dekadash, pothuajse ta eleminoj këtë kancer. Që dmth, ta çoj në incidencën në  nivele 4 raste të reja për 100 mijë, ku aktualishtë e kemi 9 për 100 mijë.”

Specialist Ylli, dha lajmin e mirë se aktualisht po punohet gjithashtu për të zgjeruar edhe testin e virusit Humane Papiloma. Ndryshimet synojn targetimin sa më afër të nëntipit të virusit që shkton sëmundjen vdekjeprurëse.

“Ne po fusim triazhin, i cili do të lejojë tipitizimin. Identifikimin e atyre nëntipëve që janë me risk shumë më të larta për të cilat vendimi klinik do jetë më i thjeshtë, edhe kostot më të ulëta për gratë.”

Specialistët e shëndetit bëjn apel për aplikimin e vaksinës HPV sipas kalendarit të detyrueshëm të vaksinimit, tashmë për të dy gjinit, ndërsa theksojn kontrollet periodike tek gratë. Sipas ISHP në vit mesatarisht 10 mijë gra kryejn kontrolle për kancerin e  qafës së mitrës.  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!