Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Juristi Dervishaj për çështjen Balluku në Kushtetuese: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

schedule13:03 - 23 Janar, 2026

schedule 13:03 - 23 Janar, 2026

Juristi i njohur, Bledar Dervishaj ka komentuar seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, sa i takon kërkesës së Kryeministrit, Edi Rama për vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Zv.Kryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Referuar qëndrimit të mbajtur në këtë seancë nga Prokuroria e Posaçme, Dervishaj shkruan në reagimin e tij se ajo nuk u ngrit në nivel Kushtetues dhe se argumentet e paraqitura vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, dhe jo përpara trupës kushtetuese.

“Çështja objekt shqyrtimi përpara Gjykatës Kushtetuese”,- vijon më tej Dervishaj, “nuk ka asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga SPAK”, ndërsa e mbyll reagimin e tij duke thënë se Prokuroria ka hyrë në një terren që nuk e zotëron dot.



Postimi i Dervishaj
Mbrojtja që Prokuroria e Posacme i bëri sot veprimtarisë së saj dhe vendimit të GJKKO-së, nuk u ngrit në nivel Kushtetues, por thjesht dhe vetëm tek rreziku i helmimit/prishjes së provave, etj. Këto lloj argumentesh vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, por jo përpara trupës kushtetuese.

Çështja obekt shqyrtimi përpara Gj.Kushtetuese ska asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga Spak.

Çështja objekt gjykimi është krejt tjetër gjë, terren të cilin SPAK nuk e zotëron dot, pavarësisht se e ka shkelur keq në rastin konkret.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!