Kryeministri Rama theksoi gjatë Samitit të mini-shengenit Ballkanik se klasa politike e Kosovës se bëri gabim që u distancua nga takimi në Tiranë duke theksuar se kjo do të ndikojë negativisht për Kosovën.
Sëfundmi ka reaguar Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili ka shkruar në Twitter se parimet për gjithëpërfshirje dhe reciprocitet duhet të udhëheqin iniciativat rajonale.
Kreu i VV’së, thotë se rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë.
“Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes Vetëvendosje. /abcnews.al