ZVICËR- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump në Forumin Ekonomik të Davos tha se ekonomia e vendit të tij po lulëzon.
Ai theksoi se SHBA në një vit kanë patur një transformim rrënjësor, transformim që sipas tij nuk është parë në 100 viti e fundit.
“Agjenda ime një vjeçare ka sjell një transformim që Amerika nuk e ka parë në 100 vjetet e fundit.
Ekonomia po rritet me ritme të shpejta, po ulim taksat, po rrisim tarifat për vendet e huaja për dëmin që kanë shkaktuar.
Kemi hequr mbi 2000 punonjës qeveritarë. Shkurtuam me 1 miliard dollarë shpenzimet federale. Ulëm inflacionin nga rekordet negative të administratës Biden”, tha ai./abcnews.al


