Vijon operacioni i koduar “Members”, kundër goditjes së grupit kriminal që shiste armë në Tiranë.
Gjatë operacionit të zhvilluar janë arrestuar 2 pjesëtarë të grupit dhe janë sekuestruar 2 pistoleta me municion.
“Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe policore, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Members”, të zhvilluar më datë 17 dhjetor 2025, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, u ndalua shtetasi 31 vjeç, banues në Kamëz”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjykata e Tiranës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


