Në orët e fundit duket se dhe Manchester United është i interesuar për shërbimet e qendërmbrojtësit të Barcelonës, Jean-Clair Todibo. Siç raporton ‘Sport’, i riu dëshiron largimin nga katalanasit dhe ‘Djajtë e Kuq’ po e monitorjnë me kujdes situatën.
Emri i 19-vjeçarit në ditët e fundit është lidhur shumë me kuqezinjtë e Milanit. Madje flitet se pati dhe një takim mes drejtuesve të klubeve në Milano, por nuk ka asgjë zyrtare.
Mbrojtësi iu bashkua Barcelonës në merkaton e verës nga francezët e Toulouse për vetëm 1 milionë €. Mesa duket në merkaton e janarit do të kemi një sfidë mes ‘djajve’ për kartonin e adoleshentit. /abcnews.al