Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Djokovic “kërcënon” Federer/ Tenisti serb e nis mbarë, 100 fitore në “Australian Open”

schedule13:01 - 20 Janar, 2026

schedule 13:01 - 20 Janar, 2026

Nuk ka ndërmend të dorëzohet. Novak Gjokoviç e kishte thënë në prag të turneut të madh se as planifikon që të tërhiqet nga tenisi, dhe ja ku arriti diçka prestigjioze.

Ish-numri 1 i botës siguroi fitoren e 100-të në Australian Open, duke qenë vetëm dy suksese larg rekordit historik.

Kjo, pasi kaloi spanjollin Pedro Martinez në tre sete të shpejta me rezultatin 6-3, 6-2 e 6-2.



Më shumë në Arenën “Rod Lejvër” në Melburn ia ka dalë vetëm legjenda tjetër e këtij sporti, Rozher Federer, me 102, por ky rekord me shumë mundësi do të thyhet.

Gjokoviçit I duhen edhe vetëm dy fitore për ta barazuar zviceranin spektakolar dhe prova e parë do të jetë në 22 janar ndaj italianit Maestreli.

Vlen të theksohet se Nole ka 102 fitore në Uimbëlldon dhe 101 në Rolan Garos, ndërsa objektivi i tij kryesor mbetet tjetër.

Tenisti nga Beogradi mban rekordin e 24 titujve Grand Slem në karrierën e tij të gjatë, dhe vazhdon me tenisin vetëm për këtë.

Gjithsesi, nuk pritet ta ketë të lehtë. Në moshën 38-vjeçare, edhe pse pati shërbim të shkëlqyer ndaj Martinezit me 93 për qind të pikëve të fituara me gjuajtjen e parë, sërish nuk mund të matet fizikisht me dy yjet kryesorë të epokës.

Favoritë në Australian Open janë gjithmonë numri 1 I botës, spanjolli Karlos Alkaraz, dhe numri 2, italiani Janik Siner./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!