Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka përsëritur qëllimin e tij për të vendosur tarifa “100%” ndaj vendeve evropiane që kundërshtojnë kërkesat e tij për të marrë kontrollin e Groenlandës.
Kjo ka shkaktuar reagime të forta nga qeveritë evropiane dhe Bashkimi Evropian , të cilat thonë se sovraniteti i ishullit është i panegociueshëm.
Në një intervistë me NBC News, Trump tha se do të vendoste një tarifë prej 10% për “të gjitha produktet” e importuara në Shtetet e Bashkuara nga Britania e Madhe nga 1 shkurti, e cila do të rritej në 25% nga 1 qershori, nëse nuk arrihet një marrëveshje për të blerë Groenlandën nga Danimarka.


