Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, janë katër protestuesit e vrarë 15 vite më parë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sondazhi ‘Zëri i Shqiptarëve’, këtë të hënë në ABC News i është referuar pikërisht kësaj ngjarje, për të cilën ende nuk ka drejtësi.
Pas 15 vjetësh, cila mendoni se ishte përgjegjësia e opozitës së atëhershme? Ishte pyetja e radhës për të cilën, 47.9% e shqiptarëve mendojnë se nuk e çoi protestën deri në fund, 26.7% shprehen se çoi njerëzit drejt një masakre të paralajmëruar, ndërsa 25.4% të tjerë, e bëjnë po aq fajtore sa qeveria.
Kampioni në këtë sondazh është 1425 banorë të rritur të vendit, me një marzh gabimi prej +/- 2.6%. Si cdo herë linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.


