Mbrëmë rreth orës 20:26, një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë në Pejë pasi që në shtëpinë e tij ishin fikur dritat dhe mbyllur dera, ndërsa i vëllai nuk i përgjigjej në telefon.
Njësitet policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur një person pa shenja jete. Indeksonline raporton se viktima është Lulzim Rama, i lindur në vitin 1978.
Trupi i viktimës është dërguar tek Mjekësia Ligjore me vendim të prokurorit.
Lulzim Rama ishte vëllau i avokatit kosovar, Ilir Rama. Ndërsa vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe vetë ai.