Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Integrimi në BE, Rama me deputetët e PS: Siguria ushqimore nuk përmbush kriteret. 5 vite pas anëtarësimit, faza përgatitore

schedule12:04 - 16 Janar, 2026

schedule 12:04 - 16 Janar, 2026

Kryeministri dhe njëkohësisht kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi këtë të premte, 16 janar Grupin Parlamentar të PS-së te Pallati i Brigadave. Në fokus të fjalimit të tij ishin negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe sfidat që shoqërojnë përmbushjen e kritereve, veçanërisht për sektorin e prodhimit ushqimor. Rama theksoi se qeveria po negocion periudha kalimtare pas anëtarësimit, me synim krijimin e një faze pesëvjeçare lehtësuese për prodhuesit vendas, në mënyrë që ata të përshtaten me standardet e sigurisë ushqimore të BE-së.

“Sot edhe brenda nesh, brenda Grupi Parlamentar dhe lerë pastaj brenda partisë nuk ka një kuptim të qartë për çfarë do të thotë në pikëpamjet e sfidës dhe të barrës së detyrimeve, përmbushja e kushteve për të dalë me sukses nga negociatat dhe pastaj për përfshirjen në një realitet krejt të ri, të një tregu ku Shqipëria e integruar do të jetë një pikë uji në oqean.

Sfida për prodhuesit do të jetë e shumëfishtë, sa për të dhënë shembull në momentin që flasin, me grupin e negociatave jemi duke negociuar periudhat e ndërmjetme pas anëtarësimit që vendi të jetë i gatshëm të mbyllë kriteret për të qenë pjesë e familjes së BE. Kjo është diçka që është pjesë e anëtarësimit të integrimit, e kanë bërë vende përpara nesh. Ne jemi besimplotë që mund të marrim një lehtësim. Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor, për të gjithë prodhuesit në fshat, për të gjithë sipërmarrjen që prodhon produktet ushqimore. Në të gjitha kushtet ne jemi të patregueshëm për shkak të kushteve të pamjaftueshme të sigurisë ushqimore sipas BE. Prandaj po përpiqemi që të krijojmë një fazë prej 5 vitesh pas anëtarësimin, për prodhuesit”, tha kryeministri Rama.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!