Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti Begaj përkujton Masakrën e Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk shuhet

schedule09:29 - 15 Janar, 2026

schedule 09:29 - 15 Janar, 2026

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut, duke nderuar martirët e saj dhe duke theksuar rëndësinë historike të denoncimit të kësaj ngjarjeje tragjike. Në një mesazh përkujtimor, kreu i shtetit vlerësoi rolin vendimtar të ambasadorit William Walker, denoncimi i të cilit 27 vite më parë ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë, duke çuar në Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Presidenti Begaj theksoi se masakra e Reçakut nuk duhet të harrohet kurrë, ndërsa kërkesa për drejtësi mbetet e pandalshme, duke shprehur mirënjohje të veçantë për aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot përkujtojmë masakrën e Reçakut dhe nderojmë martirët e saj. Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë. Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht.

Kjo masakër nuk mund të harrohet! Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet! Nderim martirëve!
Mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së!”, ka shkruar Begaj.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!