Pas arratisjes së Altin Ndocit mesditën e djeshme, shumë persona që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë po transferohen nga Drejtoria e Burgjeve drejt burgut të Fierit. Burgu i Durrësit nuk është institucion me siguri të lartë, ndaj është parë e arsyeshme që personat me rrezikshmëri të lartë të mos qëndrojnë më aty.
Bëhet fjalë vetëm për transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë dhe jo të zyrtarëve të arrestuar.


