Gazetari Ervin Leka në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News komentoi momentin e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrës, ndërsa po merrte mjekim.
Gjatë intervistës, gazetari Leka tha se në pamje Ndoci shihej komplet i qetë në momentin e hyrjes në ambientet e spitalit në Durrës.
“Momentin arratisjes një automjet që e priste për të kryer arratisje në një zonë të monitoruar, ka qenë i mirëkordinuar. Pasi një automjet që është nisur për të kryer një arratisje, duhet me patjetër të ketë pasur mirëorganizim”, tha ai.
Gjithashtu nënvizoi se arratisja ka qenë e mirë organizuar pasi, lëvizjet e Altin Ndocit dhe makinës që e priste për t’u arratisur kanë qenë shumë të koordinuara.
“Nuk kemi të bëjmë me neglizhencë. Që nga momenti që zbret nga ambulanca duhet të ishte me pranga. Po ashtu edhe mënyra e shoqërimit ishte shumë e paorganizuar. Edhe në sallat e gjyqit qëndron efektivi i policisë së burgjeve. Në rastin konkret, me këtë kriminalitet tejet të lartë nuk mund të bëhej shoqërimi në mënyrë të tillë”, tha ai.


