Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Përparim Rama kandidat potencial në krye të LDK”/ Hamidi: PDK pati rënie në zgjedhje, por humbësja më e madhe LDK

schedule17:27 - 14 Janar, 2026

schedule 17:27 - 14 Janar, 2026

Analisti Lavdim Hamidi ka vlerësuar se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet nga partia LDK sepse sipas tyre humbja është si pasojë e ‘kontributit’ të përbashkët.

Sipas tij, përgjegjësia nuk bie vetëm mbi kryetarin, por edhe mbi strukturat drejtuese në nivel qendror dhe lokal. Hamidi tha ndër të tjera se Pëparim Rama është kandidat potencial, por nuk ka ambicie drejtuese.

Sa i takon PDK, Hamidi tha se nuk ka shënuar një humbje të konsiderueshme në raport me LDK.



“Flitet që nuk do ta pranojnë dorëheqjen. Konsiderohet se nuk ka qenë vetëm faji i kryetarit, por edhe i kryetarëve të komunave, sekretarëve etj. Dihet se LDK nuk mund të rritet dhe të zhvillohet me disa drejtues nga e kaluara. Në kohën e Hotit, LDK kishte rënë në 12 për qind dhe nuk kishte një rritje të konsiderueshme. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishte kandidat potencial në krye të LDK-së, por nuk ka ambicie për ta drejtuar.

Isa Mustafa, në mandatin e dytë si kryetar i Prishtinës, ishte zgjedhur edhe si kryetar i LDK-së. Edhe PDK në zgjedhjet e 28 dhjetorit ka humbje të votave, por një humbje më të lehtë. Tani, në orën 5, ka pasur një konferencë për media në PDK, por nuk dihet nëse do të flitet për këtë, për energjinë apo për zgjedhjen e presidentes. Humbjen më të madhe në zgjedhje e ka pasur LDK.”

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!