Barcelona ka hedhur sytë nga Bundesliga gjermane. Katalanasit pëlqejnë shumë yllin e Bayer Leverkusen, Kai Havertz. 20-vjeçari cilësohet si e ardhmja e futbollit gjerman, teksa numëron shtatë ndeshje të zhvilluara (ka shënuar 1 gol) me ekipin kombëtar.
Mesfushori ofensiv është një ndër objektivat e kampionëve të Spanjës, por duhet hapur thesi për ta transferuar në La Liga. Bild raporton se Bayer Leverkusen kërkon rreth 110 milionë euro për të hequr dorë nga Havertz, i cili po luan sezonin e katërt me ekipin gjerman.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2022 me “Aspirinat” dhe gjatë këtij sezoni ka shënuar tre gola. Për shërbimet e Havertz interesohen shumë klube europiane, ndërsa Bayern Munchen është një nga konkurrentët më të fortë të Barcelonës. /abcnews.al