Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Marrëveshje LDK-LVV?/ Përparim Rama: I hapur për çdo koalicion që i shërben qytetarëve

schedule17:29 - 13 Janar, 2026

schedule 17:29 - 13 Janar, 2026

Rezultati i dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit e ka lënë Lidhjen Demokratike të Kosovës pa shumë komente për rezultatin.

Megjithatë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar një nga skenarët e përfolur së fundmi në vend, atë të një koalicioni mes LDK dhe Lëvizjes Vetevendosje të Albin Kurtit.

Ai tha se çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur.



“Unë po them që mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura.”

Ai tha se brenda LDK-së ka mjaftueshëm njerëz që mund të çojnë procese përpara dhe se ai nuk do të jetë personi që do të marrë drejtimin e kësaj partie.

“Unë kam cekur këtë çështje dhe më përpara se jam kryetar i Kryeqyteti dhe kam mandat katërt vjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm brenda partisë që çojnë procese përpara, nuk mendoj që kanë nevojë për mua. Mirëpo unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e kryeqyteti, jam aty për ndihmë, për çfarëdo ndihme që ka nevojë, por fokusi im është për kryeqytetin”

Lidhja Demokratike e Kosoves siguroj vetëm 15 vende ne parlamentin e ri nga 20 që mori në 9 shkurt. Analistët në vend e kanë quajtur LDK humbesen me te madhe ne keto zgjedhje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!