Ministrja e Albin Kurtit zyrtarisht në duart e drejtësisë.
Seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj zyrtareve te ministrise Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit është zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun.
Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së gjyqtarit Avni Syla me argumentin se në seancë shtrohen edhe cështje që kanë të bëjnë me sekrete shtetërore. Sipas tij kështu ruhen edhe kushtet ligjore si ruajtja e konfidencialitetit apo mbrojtja e dëshmitarëve të ceshtjes.
Përpara fillimit te seancës me dyer të mbyllura, avokati i ministres së Kurtit, Florent Latifja, u shpreh se gjithësesi nuk pajtohet as me hetimin, as me aktakuzën e prokurorisë.
Seancë fillestare për Rozeta Hajadrin ishte caktuar më 10 dhjetor të vitit të kaluar, por dështoj pasi ministrja nuk mori pjesë në seancë dhe as avokati i saj.
Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas akuzës së Prokurorisë, dyshohen se në bashkëpunim i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim duke i shkaktuar dëmë buxhetit të shtetit prej 3 milionë euro me veprimet e kryera gjatë muajit shkurt dhe mars të vitit 2022.
Ata dyshohet se gjatë kësaj kohe blerë vaji dhe grur jashtë vendit, por që nuk arritën kurrë në Kosovë.
Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, akuzën e ngritur ndaj saj, ndërsa bastisjen e policisë në ministri e cilësoj si “futje e duarve” në dokumenta të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri. / abcnews.al /


