Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ulen kreditë me probleme/ BSH: Në nëntor, norma e tyre zbriti në 4.2 për qind

schedule14:26 - 13 Janar, 2026

schedule 14:26 - 13 Janar, 2026

Niveli i kredive me probleme mbetet i qëndrueshëm. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë nëntorit të vitit të kaluar  niveli i kredive të këqija ose i kredive që nuk shlyhen në afat  rezultoi 4.19% nga  4.33% që u regjistrua në muajin tetor.

Por përmirësimi duket edhe në raportin e kredive me probleme me bazë vjetore. Në nëntorin e vitit 2024, raporti i kredive me probleme kishte qenë 4.48%.

Në  total stoku i kredive me probleme  vlerësohet në rreth 38.8 miliardë lekë, nga 39.6 miliardë lekësh që ishte më herët.



Ky është një tregues mjaft optimist i cili konfirmon se aftësia paguese e qytetarëve dhe e bizneseve është përmirësuar në vend. Po ashtu ndikim në këtë drejtim ka pasur edhe rritja e nivelit të punësimit por edhe e pagave.

Qëndrueshmëria e  nivelit të kredive e me probleme është një sinjal pozitiv për sistemin bankar dhe përmirësimin e  gjendjes financiare të huamarrësve.

Tashmë norma e interesit  në lekë ka  zbritur në 2.50% si një masë për të stabilizuar çmimet e konsumit por njëkohësisht  kjo ul edhe kostot për qytetarët dhe bizneset që kanë një kredi në monedhën kombëtare. Kjo nënkupton që këstet e kredive të reja do të jenë më të lira se ato që janë aprovuar aktualisht.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!