Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arratiset “këmbëza” e Dumanit/ Altin Ndoci iku nga spitali pasi goditi policin

schedule13:28 - 13 Janar, 2026

schedule 13:28 - 13 Janar, 2026

Altin Ndoci, i paraburgosur për një sërë veprash të rënda penale përshpejtoi lirimin e tij këtë të martë. Ai arriti t’i shpëtojë efektivit që e shoqëronte në spital duke e goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut.

Ndodhej në katin e tretë të spitalit rajonal të Durrësit, në repartin infektiv ku ndodhet zona e veçantë e sigurisë për të paraburgosurit.

Në foton që shihni në ekran është efektivi I cili pasi u dhunua nga Altin Ndoci, doli në kërkim të tij. Në një reagim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve thotë se po punohet për kapjen e të arratisurit.



“Pavarësisht ndërhyrrjes nga forcat e Policisë së Burgjeve për ndalimin e tij, Altin Ndoci ka arritur të largohet nga spitali. Strukturat janë vënë menjëherë në lëvizje dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” thuhet në njoftim.

Incidenti ngre pikëpyetje mbi sigurinë në ambientet spitalore, sidomos kur bëhet fjalë për persona të paraburgosur apo të dënuar për vepra të rënda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!