Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Semani rrezikon disa fshatra/ Fier, ende rrezik përmbytje në disa zona

schedule10:04 - 12 Janar, 2026

schedule 10:04 - 12 Janar, 2026

Vërshimet e lumit Seman përmbytën për herë të dytë brenda dy muajve territoret e tre bashkive në Fier. Një situatë e pazakontë për një lumë si Semani, që lidhet me sasinë e reshjeve dhe shkarkimet e hidrocentralit të Moglicës mbi lumin Devoll.

Ndryshe nga Vjosa, argjinatura e lumit Seman, është dëmtuar masivisht, gjë që e konfirmojnë vetë banorët.

Eduart Garavelli tregon se si një natë më parë, qëndruan zgjuar nga frika se lumi do të kalonte mbi argjinaturë. Për këtë situatë ai fajëson edhe bashkëfshatarët e tij, duke e quajtur përmbytjen, ndëshkim për papërgjegjshmërinë e tyre



Një natë më parë, uji arriti nivelin e argjinaturës duke qëndruar për disa orë përpara se të tërhiqej.

Dëmet në bujqësi, janë të shumta.

Semani është bashkim i dy lumenjve Osum dhe Devoll. Ai përshkon territorin e Rroskovecit, Patosit dhe Fierit dhe përfundon në bregdetin e Semanit

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!