Real Madrid shënoi një tjetër barazim, të tretin radhazi. Ekipi i Zidane u frenua në “Santiago Bernabeu” nga Athletic Bilbao në një barazim pa gola. Thibaut Curtois nuk e fshehu mërzinë e tij në një prononcim për Marca.
Ekipi nuk gjeti golin për të dytën ndeshje radhazi dhe kjo e shqetëson portierin belg. CR7 i mungon ekipit, por ai ka kohë që është larguar, teksa Courtois e mbyll me një opinion në lidhje me VAR-in.
“Fati nuk ishte me ne në këtë rast. Humbëm shumë raste, u përplasëm me një portier të shkëlqyer. As kundër Valencias dhe Barcelonës, topi nuk donte të futej në rrjetë. Humbëm dy pikë me Bilbaon, duhet të fitojmë ndeshjen kundër Getafes pas pushimeve.
CR7? Ai është një lojtar që shënon 40-50 gola në sezon. Sigurisht që na mungon, por është larguar prej një viti e gjysmë, nuk duhet të mendojmë më për të. Sa i përket VAR-it, unë jam pro përdorimit të kësaj teknologjie.
E di që në Spanjë duan t’i japin përparësi vendimeve të arbitrit, por nëse ndodhin raste si faulli i Lenglet ndaj Varane… Mendoj se VAR-i mund të ndihmojë shumë, nevojitet thjesht bashkëpunim“, përfundon portieri belg i Realit. /abcnews.al