Presidenciale/ Kroacia shkon në balotazh: Milanoviç përballë Kolinda Grabar

schedule08:29 - 23 Dhjetor, 2019

schedule 08:29 - 23 Dhjetor, 2019

Ish – kryeministri kroat Zoran Milanoviç fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në vend.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, pas zgjedhjeve presidenciale te zhvilluara dje ne Kroaci, kandidati i Partisë Social Demokrate rezulton me 29.5%, përpara Presidentes se qendrës se djathtë në largim Kolinda Grabar-Kitaroviç, qe renditet në vendin e dytë me 26.7%.

Kandidati i pavarur Miroslav Scorro, një këngëtar i njohur, i pozicionuar politikisht si konservator dhe nacionalist, është i treti me 23%. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet në 5 janar, ndërsa në 1 janar Kroacia merr për herë të parë Presidencën e BE.

Sipas analistëve, një humbje e mundshme e Grabar-Kitaroviç do të vështirësojë pozitat e partisë qeverisëse dhe kryeministrit të moderuar Andrei Plenkoviç në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës 2020.

Kritikët e qeverisë akuzuan gjithashtu Plenkoviçin për organizimin e zgjedhjeve presidenciale gjatë Krishtlindjeve për të përfituar nga emigrantët kroatë që kthehen në atdhe për pushime, të cilët zakonisht votojnë në favor të partisë së tij./abcnews.al