Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta në SHBA/ Kërkohet hetim për vrasjen e gruas në Minneapolis

schedule15:16 - 9 Janar, 2026

schedule 15:16 - 9 Janar, 2026

Tensionet në Shtetet e Bashkuara nuk ndalen, pasi agjentët e doganave dhe emigracionit vranë një grua 37-vjeçare në Minneapolis të Minnesota. Incidenti i radhës u shënua në Portland, Oregon, ku oficerët federal të emigracionit qëlluan dhe plagosën dy persona në një automjet jashtë një spitali.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, pasagjeri në autojet ishte një i huaj i paligjshëm i lidhur me kartelin Tren de Aragua, i cili ishtepërfshirë në të shtëna me armë kohët e fundit në Portland.

Kur agjentët ndaluan automjetin, shoferi u përpoq t’i përplaste ata.



Pas kësaj ngjarjeje protestuesit dolën në rrugë, ndërsa autoritetet lokale I kërkuan drejtorisë së doganave dhe emigracionit të ndalojë çdo operacion në qytet derisa të kryhet një hetim I plotë.

Protesta pati edhe në Minneapolis, pas vrasjes së Renee Nicole Good në makinën e saj. Qindra protestues marshuan në njërën prej rrugëve kryesore të qytetit, duke shprehu zemërimin e tyre për ngjarjen e rëndë.

Zyrtarët e Minnesota thanë se FBI bllokoi aksesin e tyre në hetimin për vrasjen, dhe guvernatori Tim Ëalz akuzoi administratën e Donald Trump se po bëhet pengesë për përfshirjen e zyrtarëve shtetërorë.  Megjithatë zëvendëspresidenti JD Vance tha se hetimi është një çështje federale.

Zyrtarët kanë dhënë versione të ndryshme të incidentit, me administratën Trump që pretendon se agjentët po vepronin në vetëmbrojtje, ndërsa zyrtarët vendas thonë se gruaja nuk përbënte rrezik.

Protesta pati edhe në Uashington, ku qindra njerëz u mblodhën në qendër të qytetit, duke shprehur mbështetjen e tyre për emigrantët dhe duke kërkuar përgjegjësi ligjore për oficerin që vrau 37 vjeçaren.

Në Filadelfia qytetarët në një tubim kundër zbatimit të ligjit për emigracionin dhe mbajtën homazhe për Renee Good. Njerëzit mbanin foto të 37 vjeçares dhe pankarta që kërkonin tërheqjen e drejtorisë së doganave dhe emigracionit nga qytetet amerikane./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!