Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lumi Vjosa del nga shtrati, përmbyten shtëpi e toka bujqësore. 27 familje të rrethuara nga uji në Ferras

schedule09:11 - 8 Janar, 2026

schedule 09:11 - 8 Janar, 2026

Vjosa del nga shtrati, kalon argjinaturën në Kafaraj. Ashtu sikurse u paralajmërua, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati i vet duke përmbytur shtëpi dhe toka bujqësore.

Ndryshe nga vërshimet e muajit nëntor, këtë herë niveli i Vjosës ka kaluar njësinë matëse me afërsisht një metër duke bërë që uji të kalojë argjinaturat.

Nën ujë janë qindra ha toke bujqësore në Kashisht Cerven dhe Ferras. Janë 27 familje të rrethuara nga uji në Ferras fshati afër urës së Mifolit.



Është rrethuar nga uji dhe stacioni i pompave të ujit në Kafaraj stacioni që furnizon qytetin e Fierit me ujë të rrjedhshëm disa lagje në qytet nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

Ekipet e emergjencës civile po monitorojnë situatën duke ofruar ndihme familjeve te rrethuara nga uji për zhvendosjen e tyre.

Nga ana tjetër edhe Lumi Seman dhe Shkumbin ka prurje te shumta duke bërë që ekipet e emergjencave në Rroskovec, Patos, Fier dhe Lushnje të qëndrojnë në gatishmëri.

Ndërkohë situata për orët në vazhdim sipas specialisteve te emergjencave civile do te jete kritike pasi ujerat e Vjosës nëpërmjet kanaleve kullues pritet të vërshojnë në zonën fushore drejt  Darëzezës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!