Barcelona triumfoi 4-1 mbrëmjen e kaluar kundër Alaves, ndeshje ku shënuan të tre lojtarët e sulmit. Leo Messi shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe kryeson i vetëm renditjen e golashënuesve ë La Liga me 13 realizime.
Goli kundër Alaves ishte i 50-ti i vitit 2019 në 55 ndeshje të zhvilluara për yllin argjentinas. Shifra të jashtëzakonshme dhe rekorde njëri pas tjetrit për 32-vjeçarin.
Kjo është hera e nëntë në 10 vitet e fundit që kapiteni i Barcelonës arrin shifrën e 50 golave në një vit kalendarik. Vitin e kaluar e mbylli me 51 gola, ndërsa në 2017 ia doli të shënonte plot 54 herë. Vitet kalojnë, kundërshtarët ndryshojnë, ndërsa “Pleshti” nuk ka ndërmend të ndalet. /abcnews.al

