I humbi telefoni, gruaja bllokon lëvizjen në metro

schedule22:46 - 19 Janar, 2018

schedule 22:46 - 19 Janar, 2018

Një grua në Londër shkaktoi kaos në një metro duke vonuar katër linja treni, për shkak se i kishte humbur telefoni.

Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale, ndërsa gruaja kërkonte telefonin, që i kishte rënë në hekurudhë.

Ajo është fotografuar duke debatuar me një nga punonjësit e metrosë.

Punonjësit e metrosë thanë më pas se kishin fikur energjinë elektrike në momentin që gruaja ka zbritur për të marrë telefonin dhe në metro elektriciteti shkon më me vonesë, duke sqaruar kështu arsyen pse ishin vonuar së nisuri linjat e trenave./abcnews.al