Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ngrohja me dru, çmimet të papërballueshme, qytetaret blejnë me pak

schedule15:27 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 15:27 - 22 Dhjetor, 2019

Çmimet e druve për ngrohje gjatë dimrit janë të papërballueshme. Banorët e Kukësit dhe Librazhdit që kanë mundur t’i blejnë thonë se nuk kanë siguruar sasinë që ju nevojitet për gjithë muajt e dimrit.

Në stinën e ftohtë ngrohja e shtëpive është një problematikë me të cilën po ndeshen banorët e Kukësit. Jo të gjithë kanë mundësi ekonomike të sigurojnë dru për tu ngrohur pasi çmimet vazhdimisht pësojnë rritje.



Në këtë periudhë drutë kushtojnë jo pak, por nga 3500 deri në 4500 lek për metër kub, madje sasia nuk është se përkon me atë çfarë paguan.

“Kursejmë sepse nuk i përballojmë dot çmimet, janë shumë të shtrenjta”, shprehen banorët.

Ndërsa alternativat e tjera të ngrohjes me energji apo gaz janë edhe më të kushtueshme për pasojë ato pothujase nuk përdoren fare nga banorët e një prej qarqeve më të varfër në vend. Ngrohja edhe në institucionet e edukimit shkolla, kopshte e çerdhe bëhet me dru zjarri. Mësohet se të paktën këto institucione janë furnizuar me dru në fund të stinës së vjeshtës.

E njëjta situatë paraqitet dhe në Librazhd. Çmimet e druve shkojnë deri 5 mijë lekë për metër kub.

“Nuk kemi mundësi ti blejmë, kostot janë të larta”, shprehen ata.

Më në vështirësi për të kaluar dimrin janë pensionistët dhe shtresat në nevojë, pasi nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë dru zjarri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!