Kanë mbetur në qiell të hapur, familja në Thumanë kërkon vlerësimin nga shteti

schedule15:29 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 15:29 - 22 Dhjetor, 2019

Kjo është shtëpia 3-katëshe e familjes Gjikola në Thumanë, ku mundi i 30 viteve punë është shkatërruar nga tërmeti i 26 nëntorit. E moshuara 82-vjeçare mes lotësh rrëfen se djemtë e saj me gjithë familjet e tyre kanë mbetur në qiell të hapur.

“Mundi i tridhjetë viteve, kemi punuar vetëm për këtë shtëpi”, tregon 82-vjeçarja.

Asllan Gjikola shprehet se kishte planifikuar të fuste kokën për festat e fundvitit në shtëpi, por tërmeti e bëri të pabanueshme. Familja në Thumanë  thotë se asnjë inxhinier nuk ka ardhur për të parë dëmet që ka pësuar godina 3-katëshe

“U bënë dy javë dhe nuk ka ardhur asnjë njeri nga qeveria, vetëm të Bashkisë ishin dhe e panë shtëpinë”, u shpreh kryefamiljari Asllan Gjikola.

Për shkak të rrezikut që paraqet godina e dëmtuar nga tërmeti, familjarët kërkojnë që ajo të shembet nga instancat shtetërore, pasi mund të rrezikoje dhe shtëpitë e tjera pranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!