Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah përgjatë kufirit mes dy vendeve.
Sulmet ndodhën disa ditë para një mbledhjeje të planifikuar të qeverisë libaneze, ku komandanti i ushtrisë pritet t’i raportojë kabinetit për largimin e pranisë ushtarake të Hezbollahut nga zona pranë kufirit me Izraelin, raporton AP.
Sipas mediave shtetërore libaneze, sulmet ajrore goditën disa zona në jug të Libanit, përfshirë rajonin e njohur si “Apple Province” dhe periferitë e fshatrave Ansar dhe Zrariyeh. Ushtria izraelite njoftoi se forcat ajrore kanë goditur objekte infrastrukturore të Hezbollahut në disa zona të Libanit jugor.
Lufta e fundit mes Izraelit dhe Hezbollahut nisi më 8 tetor 2023, një ditë pas sulmit të militantëve të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor, kur Hezbollahu lëshoi raketa drejt Izraelit në shenjë solidariteti me Hamasin


