Në Itali janë të bindur për shitjen e mesfushorit brazilian, Lucas Paqueta. Fantazisti i Milanit është një dëshirë e drejtorit Leonardo dhe do të transferohet te PSG në janar.
Gazetari i njohur italian, Di Marzio, e ka bërë të kryer transferimin e Paquetës te PSG. Braziliani u transferua te Milanit nga skuadra e Flamengos në janar të këtij viti, për 38.4 milionë euro dhe pas një viti, duket se do të largohet nga “San Siro”.
Nuk dihet ende sa do të paguajë PSG për firmën e Paquetës, të cilit i skadon kontrata me Milanin në verën e vitit 2023. Paqueta ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon në Serie A me fanellën kuqezi, duke shënuar një gol./abcnews.al
PSG have started talks with AC Milan for Lucas Paquetà. Leonardo wants him again. Talks ongoing. ?? @DiMarzio #transfers #PSG #ACMilan
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 22, 2019