Moti i keq ka shkaktuar përmbytje dhe bllokime rrugësh në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa liqeni i Viroit është në kuotën maksimale. Së fundmi raportohet se shirat e vazhdueshëm kanë përmbytur rrugën hyrëse të qytetit, duke vështirësuar lëvizjen për automjetet dhe këmbësorët.
Gazetari i Abc News, Orgest Sako raporton se ka një shtëpi të përmbytur në Dunavat. “Në sallën operative të policisë ka mbërritur një telefonatë për prezence uji në një banesë në lagjen Dunavat te qytetit te Gjirokastres. Aktualisht njësia e mergjencës pranë banesës është nisur për në Dunavat”, tha ai.
Më herët u bllokua për shkak të rënies së pemëve, aksi nacionale Këlcyrë – Tepelenë, por tashmë është zhbllokuar. /abcnews.al