Kosova mirëpriti vitin e ri me koncerte festive dhe spektakle fishekzjarresh.
Në Prishtinë, qindra qytetarë u mblodhën për të pritur ndërrimin e viteve nën organizimin e Komunës së Prishtinës.
Aktivitetet festive për qytetarët filluan nga ora 18:30, ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur kryeqytetin si destinacion për ta festuar Vitin e Ri, duke krijuar atmosferë festive në sheshet kryesore të qytetit./abcnews.al


