Atalanta ka kaluar në avantazh përballë Milanit, pas vetëm 10 minutash lojë. Ishte kapiteni Alejandro “Papu” Gomez ai që gjeti rrjetën, pas një inkursioni të shkëlqyer nga krahu i majtë.
Numri 10 i Atalantas merr një pasim nga Ilicic dhe niset nga e majta. Pasi turpëron Contin, të cilit i fut topin mes këmbëve, Papu Gomez godet fort nga një kënd i vështirë, duke shtangur portierin Donnarumma dhe duke shkundur rrjetën.
Gomez është një ndër lojtarët më të mirë në Serie A dhe vazhdon nga ndeshja në ndeshje të tregojë spektakël në fushën e lojës. Milani e nis keq këtë transfertë të vështirë dhe djemtë e Piolit kanë një punë të madhe për të bërë./abcnews.al
Serie A
Atalanta – Milan 1-0
Gomez 10′
Papu Gomez’s goal for Atalanta against Milan. Ended Conti’s career there. #AtalantaMilan pic.twitter.com/Z02PRFENjF
— SIDNEY (@sidneydiogu) December 22, 2019