Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dorëzohet Vuçiç/ Presidenti serb: Zgjedhje të parakohshme në 2026

schedule18:10 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 18:10 - 30 Dhjetor, 2025

Serbia do të ketë zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se kështu është plotësuar një nga kërkesat kryesore të opozitës dhe studentëve që protestojnë prej muajsh nëpër sheshe.

Kjo deklaratë pasoi nismën e studentëve për mbledhjen e nënshkrimeve anembanë Serbisë, ku kërkohej shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Vuçiç tha se bllokuesit e rrugëve kanë synuar ta fusin vendin në kaos me atë që ai e quajti “pushtimi i ndërtesave të Presidencës dhe Asamblesë Kombëtare”

“E kemi pranuar kërkesën e tyre kryesore. Vitin e ardhshëm do të shkojmë në zgjedhje parlamentare, por vetëm se nuk do të jenë aq të lumtur kur t’i numërojnë votat. Do të shkojmë në zgjedhje që t’i mposhtim kundërshtarët tanë politikë, që janë pa program e pa ide në çdo qytet të Serbisë”, deklaroj Vuçiç.

Vuçiç nuk la pa komentuar edhe zgjedhjet në Kosovë, duke përgëzuar serbët aty për guximin dhe unitetin që, sipas tij, treguan në zgjedhjet e mbajtura të dielën. Ai tha se serbët atje meritojnë ndihmë më të madhe financiare nga shteti serb, ndërsa akuzoj opozitën se nuk kanë as ide politike, as qëndrimin e duhur për Kosovën.

2025 për presidentin Vuçiç dhe qeverinë e tij nuk ishte e lehtë, përpos presionit të brendshëm nga protestuesit, edhe nga qëndrimi i ashpër i BE për rrugën integruese të vendit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!