Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqipëria lider në rajon për funksionimin e administratës”, Rama: Pagesat elektronike, brenda qershorit për turizmin dhe transportin

schedule11:21 - 30 Dhjetor, 2025

schedule 11:21 - 30 Dhjetor, 2025

Në mbyllje të vitit 2025, Rama zhvilloi mesditën e sotme në Kryeministri konferencën e fundvitit në praninë e gazetarëve. Rama deklaroi se të ardhurat e shtetit kanë arritur në 628 miliardë lekë, falë rritjes së performancës në dogana dhe tatime, pa rritur taksat.

Ai theksoi miratimin e politikave të reja fiskale, skemës së garancisë shtetërore për bujqësinë dhe vlerësimin pozitiv të SIGMA-s, që e rendit Shqipërinë lidere në rajon për administratën publike dhe menaxhimin e financave. Rama njoftoi gjithashtu krijimin e ALB TRACE dhe masat për uljen e përdorimit të cash-it, duke paralajmëruar se deri në qershor 2026 bizneset në turizëm dhe transport do të duhet të ofrojnë pagesa elektronike.

“Kemi pasur një rritje të të ardhurave nga tatimet në dogana, pa rritje të taksave. 628 miliardë lekë në të ardhura të shtetit, ndërkohë që janë miratuar disa politika të reja për paketën fiskale me marrëveshjen e paqes dhe projektligjin e faljes së detyrimeve të prapambetura, apo skemën e re të kompensimit të TVSH-së për fermerët. Është gati skema e garancisë shtetërore për bujqësinë që ka filluar të japë efektet e para, ndërkohë që edhe sipas vlerësimit të SIGMA-s, që është institucioni që bën llogaritjet dhe varet nga BE, Shqipëria konsiderohet vend lider në funksionimin e administratës publike në rajon dhe në menaxhimin e financave, shërbimeve publike.

Kjo është në kundër tendencë me çfarë ziejnë tenxheret politike dhe mediatike. Kemi krijuar shoqërinë ALB TRACE, që është një risi në jetën e vendit falë një bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara, duke siguruar që Shqipëria të prodhojë pullat fiskale në vend, të markojë karburantet në vend dhe të ofrojë disa shërbime.

Kemi nisur një kapitull tjetër me nevojën për të ulur cash-in, ku janë vendosur disa limite, por deri në qershor të 2026 çdo biznes në turizëm dhe transport duhet të ofrojë shërbimin për të bërë pagesa elektronike.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!