Mungesa e ujit të pijshëm për të katërtën ditë radhazi, ka nxjerrë qytetarët e Vlorës në protestë. Qytetarët protestojnë para dyerve të bashkisë së Vlorës dhe kërkojnë zgjidhje të këtij problemi.
Qytetarët nisën protestën që prej mbrëmjes së djeshme në dyert e teatrit “Petro Marku” ku bashkia kishte organizuar mbrëmje gala me rastin e festave të fundvitit.
Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë.
Sakaq, qytetarët kanë gjuajtur me vezë në drejtim të godinës së Bashkisë. / abcnews.al /

