Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtarët e mjedisit, në gjyq/ Fier, prokuroria mbyll hetimet, akuza për shpërdorim detyre

schedule09:50 - 28 Dhjetor, 2025

schedule 09:50 - 28 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim drejtorin dhe disa specialistë të Agjencisë Rajonale të Mjedisit të akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Sipas organit të akuzës është provuar se të pandehurit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke mos përmbushur rregullisht detyrat funksionale, pavarësisht rekomandimeve dhe auditimeve të Ministrisë së Mjedisit.

Hetimet kanë zbuluar se ish-drejtori Arben Voja, (aktualisht Drejtor i Spitalit Rajonal Fier) dhe specialistët e agjencisë kanë miratuar dhe refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në shkelje të kritereve ligjore dhe nënligjore, pa kryer verifikime në terren dhe, në disa raste, në mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm.

Gjithashtu, është konstatuar aplikimi i standardeve të ndryshme në vendimmarrje, duke favorizuar disa subjekte dhe penalizuar të tjera pa bazë ligjore.

Po ashtu, një numër i konsiderueshëm subjektesh të pajisura me leje mjedisore nuk kanë dorëzuar raportet e detyrueshme të vetëmonitorimit, ndërkohë që Agjencia Rajonale e Mjedisit nuk ka ndërmarrë masa për pezullimin apo revokimin e lejeve, siç e parashikon ligji.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!