TIRANË- Një tjetër fëmijë është diagnostikuar me fruth në vend. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, rasti është izoluar, dhe po trajtohet në pediatrinë infektive në QSUT.
ISHP- ka kryer hetimin epidemiologjik dhe fëmija rezulton i pavaksinuar me fruth, ndërsa mësohet se fëmija 3 vjeç, kishte lindur në Angli dhe prej një viti jetonte në vendin tonë.
Nga janari deri më tani raportohen 19 raste me fruth, duke ulur ndjeshëm numrin krahasuar me një vit më parë ku ishin 24 të konfirmuara.
Fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse, jo domosdoshëmrisht i rëndë. Por, nuk përjashtohen edhe mundësit e hospitalizimit apo të humbjes së jetës.
Kjo sëmundje prek më shumë fëmijët, ç’ka e rrit më shumë mundësinë e përhapjes së saj në popullatë. Ndërsa manifestohet me temperaturë shumë të lartë disa ditore, kollë e rëndë, skuqje të lëkurës që fillon në koka dhe më pas përhapet në të gjithë trupin, rrufë, rrjedhje të hundëve, etj.
Ndaj specialistët e ISHP-së bëjn shpesh thirrje për vaksinim kundër fruthit, apo marrjen e çdo vaksine të rekomandueshme nga bluzat e bardha.
Vaksina kundë fruthit apikohet në dy doza dhe është në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit. Doza e parë aplikohet në fund të vitit të parë të jetës, dhe e dytë në moshën 5 vjeç.
Në Shqipëri aktualishtë mbulesa vaksinore e fëmijëve me dozën e parë të MMR-së është mbi 80% ndërsa me dozën e dytë mbi 90%. Por, synimi i Ministrisë së Shëndetësisë është që mbulesa vaksinale për këtë sëmundje të arrijë mbi 95%, në mënyrë që të bllokohet qarkullimi i virusit dhe të shmangen shpërthimet e mëtejshme.
Ka prindër që refuzojnë të aplikojnë vaksinën MMR tek fëmijët, pasi e lidhin atë me shfaqjen e autizmit, por, specialistët e shëndetit publik sigurojnë qytetarët se kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt negative në organizëm, dhe apelojnë që për marrjen e saj sipas planifikimit kalendarik./abcnews.al

