Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koplik. Mësohet se një 27 vjeçar ka humbur jetën.
Dyshohet se i riu duke punuar në një magazinë për të vendosur disa panele diellore, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

