Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Krishtlindja kremtohet edhe në Kosovë/ Ipeshkvi Dodë Gjergji, mesazh për përgjegjësi qytetare

schedule12:23 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 12:23 - 25 Dhjetor, 2025

Lindja e Krishtit është festuar edhe në Kosovë.

Ipeshkvi i vendit, Imzot Dodë Gjergji, gjatë meshës së Krishtlindjes, është kujdesur që përveç thirrjeve për paqe dhe harmoni, të drejtoj edhe një porosi të veçantë për politikanët dhe qytetarët e Kosovës në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë qytetare dhe vendimmarrjes sipas ndërgjegjes.

Ai ka vlerësuar se përmes pjesëmarrjes së vetëdijshme në zgjedhje, qytetarët mund të kontribuojnë në stabilitetin politik të vendit, përshpejtimin e integrimit evropian dhe ruajtjen e vlerave bazike të shoqërisë.

“Ndërsa po jua përcjell këtë porosi për një festë kaq madhështore, e ndiej të nevojshme t’ju ftoj që, në zgjedhjet e pas Krishtlindjes, të jemi të përgjegjshëm për të marrë vendimin sipas ndërgjegjes dhe për të restauruar gjendjen në vitin që po e lëmë pas, duke kryer obligimin qytetar. Pasi kështu do të kontribuojmë të gjithë që vendi ynë të ketë një stabilitet të qëndrueshëm politik, të përshpejtojë hapat drejt familjes evropiane dhe ta ruajë vlerat bazike të shoqërisë sonë”, tha Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës foli edhe për gjendjen globale, duke theksuar se bota po përballet me pasoja të rënda për shkak të mungesës së dashurisë, arsyes dhe drejtësisë në vendimmarrje.

“Bota sot po përballet me frikën e shkatërrimit, pasi ka mbetur pa dashuri, po flet me gjuhën e urrejtjes, sepse e ka humbur fuqinë e arsyes dhe po merren vendim sipas interesave të fortëve dhe jo sipas drejtësisë. Mjerisht, kjo mënyrë e të menduarit, kjo formë e veprimit dhe kjo qasje ndaj njerëzit tjetrit po merr jetë njerëzish gjithandej botës ku ka luftë, padrejtësi e varfëri”, u shpreh Imzot Dodë Gjergji.

Ipeshkvi i Kosovës theksoi se vetëm përmes përgjegjësisë së përbashkët dhe angazhimit qytetar mund të ndërtohet një shoqëri më e drejtë dhe një e ardhme më e qëndrueshme për vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!