Nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, Papa Leoni dha për herë të parë bekimin e tij “urbi et orbi”.
Në disa gjuhë të botës, italisht, frëngjisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht e portugalisht, polonisht, arabisht, kineze dhe latinisht, Ati I Shenjtë uroi besimtarët në gjithë botën, me Krishtlindje të begata.
Mesazhet e tij ishin të fokusuara te paqja, dialogu dhe rajonet ku dhuna dhe konfliktet vazhdojnë të marrin jetë të pafajshme.
“Ne e shohim vendimin themelor që do të udhëhiqte tërë jetën e Birit të Zotit… vendimin për të mos na lënë nën barrën e mëkatit. Në të njëjtën kohë, ai u kujtoi besimtarëve se paqja kërkon edhe përgjegjësi njerëzore. Përgjegjësia është rruga e sigurt drejt paqes”
Papa u lut për drejtësi, paqe dhe stabilitet për Lindjen e Mesme dhe përsëriti thirrjen për dialog me qëllim fundin e luftës në Ukrainë.
“Nga Zoti le të kërkojmë drejtësi, paqe dhe stabilitet për Libanin, Palestinën, Izraelin, Sirinë. Le t’ia besojmë të gjithë kontinentin europian Princit të Paqes, duke i kërkuar atij të vazhdojë të frymëzojë një frymë bashkësie dhe bashkëpunimi. Le të lutemi në një mënyrë të veçantë për popullin e munduar të Ukrainës. Le të pushojë zhurma e armëve dhe palët e përfshira me mbështetjen dhe angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare të gjejnë guximin për t’u angazhuar në një dialog të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe respektues”
Më herët Ati i Shenjtë kishte kremtuar meshën e tij të parë të vigjiles së Krishtlindjeve dhe këtë të enjte meshën e mëngjesit të Krishtlindjeve ne Bazilikën e Shën Pjetrit.
Gaza ishte në qendër të vëmendjes së Leonit XVI, i cili kujtoi qindra mijëra palestinezë që jetojnë në tenda në këtë dimër të ftohtë. Papa i parë amerikan kujtoi gjithashtu refugjatët dhe personat e zhvendosur në çdo kontinent.
Dhe ndërsa Viti Jubile i katolikëve po mbaron dhe Dyert e Shenjta përgatiten të mbyllen, Papa ofroi një mesazh të fundit shprese. “Krishti, shpresa jonë, mbetet gjithmonë me ne. Ai është Dera që është gjithmonë e hapur, i cili nuk vjen për të dënuar, por për të shpëtuar”, tha Papa Leoni XI.

