Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO | Te Barcelona shënojnë të gjithë, harron Realin dhe fiton me “poker”

schedule17:53 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 17:53 - 21 Dhjetor, 2019

Barcelona reagoi pas barazimit në “El Clasico” dhe mposhti thellë Alaves me rezultatin 4-1. Ekipi katalanas fitoi me “poker” golash, teksa shënuan të tre sulmuesit kryesor të kampionëve në fuqi.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të ekipit të Valverdes. Të tre golat e parë të vendasve ishin shumë të bukur, ndërsa goli i miqve vetëm sa nxehu më shumë Barcelonën.

Në fund pati festë edhe për Luis Suarez, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë. Kjo fitore e ngjit Barcelonën të vetme në krye me 39 pikë. Të paktën deri nesër, pasi Real Madrid numëron tre pikë më pak dhe pret Athletic Bilbao në “Santiago Bernabeu”. /abcnews.al

Barcelona – Alaves 4-1
(Griezmann 14′, Vidal 45′, Messi 69′, Suarez (pen) 75′ / Pons 56′)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!