Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Kur erdha, disa lojtarë ishin në fund të karrierës/ De Biasi në “Real Story”: Nuk e kisha të lehtë. Kombëtarja aktuale, më shumë kualitet

schedule20:04 - 25 Dhjetor, 2025

schedule 20:04 - 25 Dhjetor, 2025

Ish trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi thotë se në momentin kur ai mori drejtimin e Shqipërisë, shumë lojtare ishin në fund të karrierës së tyre.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, de Biasi u shpreh se nuk ishte e lehtë për të ndërtuar një skuadër të re, teksa sipas tij, donte të sillte te përfaqësuesja, lojtarë që ndjenin që fanella e Shqipërisë është e rëndësishme.

Sipas de Biasit, kombëtarja aktuale ka më shumë kualitet.

Gianni de Basi: Është e vërtetë Sokol, sepse kur unë kam ardhur ishte vërtetë një situatë shumë e veçantë, ishin shumë lojtarë që ishin duke përfunduar karrierën e vet. Ishte nevoja për të ndërtuar një grup të ri lojtarësh. Nuk ishte aspak e lehtë, sepse nuk është se kishim një numër të arsyeshëm lojtarësh dhe kështu duhet të ishim në kërkim të lojtarëve të rinj dhe ajo ishte puna e vërtetë. pra puna e vërtetë ishim të rekrutonim lojtarë të rinj që kishim parë, dhe më pas të shkonim t’i kontaktonim për të kuptuar nëse ishin gati me zemër dhe me mendje për të qenë pjesë e projektit tonë.

Sokol Balla: Kërkove më shumë kokën apo zemrën?

Gianni de Biasi: Kam tentuar t’i kërkoj të dyja. Doja të sillja në Shqipëri lojtarë që ndjenin që fanella e Shqipërisë është e rëndësishme, sikur të merrnin flamurin e ekipit kombëtar, dëshira për të qenë pjesë e një grupi.

Sokol Balla: Kombëtarja aktuale duket që ka një nivel tjetër profesionistësh, janë shumë lart, luajnë në ekipe të mira, por dikush thotë nuk kanë zemrën që kishte kombëtarja e De Diasit.

Gianni de Biasi: Po, besoj se Kombëtarja sot ka më shumë kualitet, lojtarë të rinj që luajnë në ekipe më të mira që luajnë në skuadra të forta. Unë mendoj që skuadra që unë drejtoja kishte diçka më pak nga ana teknike, por kishte një dëshirë të madhe për të bërë shumë çka. Ishte vërtet dicka ndryshe në raport me këtë grup. Mbi këto vlera unë kam tentuar të punoj. Megjithatë duke bashkuar shumë faktorë që i përkasin të njëjtës filozofi, për të fituar, kjo ishte forca jonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!