Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjatet sezoni turistik/ INSTAT: Vizitorët jo rezidentë, rritje me mbi 55 për qind në tetor

schedule14:17 - 17 Dhjetor, 2025

schedule 14:17 - 17 Dhjetor, 2025

Shqipëria ka pritur më shumë turistë gjatë këtij viti edhe në vjeshtë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë muajit tetor netqëndrimet e  turistëve të huaj janë rritur me të paktën 26 përqind. Turistët  nga Kosova  vijojnë që të mbajnë peshën kryesore.

Në Tetor të  2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Kosova në rreth 14 % të totalit.

Risi është që gjatë këtij viti në Shqipëri kanë qëndruar më shumë turistë edhe nga  Italia dhe Gjermania përkatësisht me13% ndjekur nga Franca dhe Mbretëria e bashkuar  që kontribuan përkatësisht me 7 % dhe 5 % . Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Evropës.

Statistikat konfirmojnë se turizmi në Shqipëri vijon të shfaqë një performancë të fortë edhe jashtë sezonit veror.

Edhe pse vjeshtë zonat bregdetare vijojnë të tërheqin numrin më të lartë të turistëve  kjo edhe si rezultat i tempertaurave të larta përgjatë kësaj stine. Vizitorët jo-rezidentë në këto zona u rritën me 73,6%, edhe pse ka qenë sezon  jashtë pikut veror. Paralelisht, hotelet dhe akomodimet e ngjashme shënuan një rritje prej 54,4% të vizitorëve të huaj, duke reflektuar kërkesë të shtuar për struktura më të formalizuara dhe me standarde më të larta shërbimi.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se deri në fund të muajit tetor vendin e vizituan 11.1 milione vizitore të huaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!