Pak tifozë kanë mbetur për ta kujtuar atë lavdi.
New Yrok Niks mund të jetë njëra nga skuadrat më të shquara të basketbollit amerikan, por kjo në Amerikë cilësohej si një “aristokraci e rënë nga vakti”, pasi triumfet i arrinin të tjerët.
Gjithsesi, skuadra e metropolit kryesor të botës u rikthye më në fund, duke fituar një titull të ri, Kupën e NBA-së.
Në finalen e luajtur në Arenën e Las Vegasit, Niksat triumfuan 124-113 me San Antonio Spërsat, dhe kjo ishte kupa e parë pas plot 52 viteve.
Titulli kampion në ligën më të fortë të botës ishte fituar në vitin tepër të largët 1973, në një ekip ku luanin yje të koshit si Lukas, Monro, De Busherë, Frejzër, apo ai që më pas u bë trajneri rekordmen, Fil Xhekson.
Sot stafeta është e një brezi tjetër që ka si simbolin kryesor Xhejlën Branson, që u shpall lojtari më I mirë I finales me 25 pikë, 4 topa në tabela e 8 asistë.
Pranë tij edhe basketbollistët e tjerë si Anuobi, Karl-Entoni Tauns, Klarkson apo Robinson.
Nuk dihet nëse do të mundet që New York të jetë triumfues edhe në NBA, ndonëse sezoni i rregullt po ecën shumë mirë dhe ekipi është në vendin e dytë në Perëndim pas Detroitit.
Ndoshta, Niksat do të jenë të lavdishëm përsëri, ashtu si Lejkërsat, Sëlltiksat, Çikago Bullsat, Spërsat apo Golden Stejti, pa folur për kampionët e fundit si Denver e Oklahoma./abcnews.al

