Dy persona janë arrestuar nga policia e Kamzës, për shkak se ishin pjesë e një grupi që trafikonte armë zjarri.
Në pranga kanë rënë Bledar Jella, 29-vjec dhe Xhemal Shehi, 60 vjec, të dy banues në Kamëz, ndërsa në kërkim vijon të jetë një person I tretë. Gjatë arrestimit të tyre policia, ka mundur që të sekuestojë edhe dy pistoleta dhe fishekë, të cilët dyshohet se do të shiteshin tek disa pesona në Kryeqytet.
Hetimi nga policia e Kamzës për keta persona ka nisur 3 muaj më parë, pas dyshimeve se ishin të përshirë në trafikun e armëve të zjarrit. Pas arrestimit Xhemal Shehi dhe Bledar Jella kanë deklaruar para oficerëve të policisë se armët I kanë siguruar në Kosovë, por nuk kanë dhënë detaje mbi personat e përfshirë. Armët e sekuestruara janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për të parë nëse janë përdour në ngjarje të tjera kriminale. Sipas policisë, shitja e pistoletave të kjëtij modeli në tregun e zi varion nga dy mijë deri në tre mijë euro.
Xhemal Shehi dhe Bledar Jella nuk janë emra të panjohur për policinë e shtetit. Ata rezultontë të dy të arrestuar më parë për vjedhje. Policia po punon për gjetjen e 29-vjecarit të shpallur në kërkim por edhe për personat të tjerë të përfshoirë në trafikun e armëve të zjarrit./abcnews.al

